Personi që u rrah te 15-katëshi ishte xhepist (VIDEO)

Ditën e djeshme Jetaoshqef.al publikoi një VIDEO, në të cilën shfaqej një person që grushtonte një tjetër pranë 15-katëshit në Tiranë. Fillimisht u raportua për sherr, por dëshmitarë të tjerë që e kanë filmuar videon deri në fund bëjnë me dije se personi i arrestuar ishte hajdut xhepash. Ndërsa qytetari që po e qëllonte ishte në pritje të policisë, por persona të tjerë të irrituar i kanë qëlluar edhe ata dhe ndaj është krijuar përshtypja e një sherri.

“Videoja e publikuar nuk ishte sherr, po kapën një hajdut xhepash, ai që i vunë prangat. E kapi burri me të bardhë, nuk e di a ishte polici civil apo qytetar i thjeshtë i ndodhur aty, ashtu dukej. Ai me bluze të bardhë e mbajti derisa erdhi policia. Ai çuni ishte hajdut xhepash, kishte vjedhur atë personin që del nga makina e policisë nga dera prapa dhe futet para, kurse ai me bluzë të bardhë e kishte kapur dhe bllokuar deri në ardhje të policisë”, thotë një dëshmitar për ngjarjen e djeshme pranë 15-Katëshit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU