Përplasjet Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, vettingu merr krisjet e para?

Armando Meta/javanews.al

Duket se tashmë është përvijuar një krisje jo e vogël mes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që vëzhgon procesin e Vetingut, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Brenda 3 ditëve, ONM është deklaruar hapur se kundërshton 4 vendime të KPK që u ndezi dritën e gjelbër të konfirmimit në detyrë për 3 gjyqtarë dhe një prokuror, shkruan javanews.al.

ONM bëri të ditur dje se kundërshton vendimet e KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Gentian Medjas dhe prokurorit Gentian Osmanit. Më parë ONM kishte kundërsthuar edhe konformimin në detyrë të gjyqtarit Artur Malaj dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Sipas ONM të katër këto subjekte duhet të largoheshin nga detyra, shkruan javanews.al.

Reagimi i ONM dëshmon se mes këtij institucioni dhe KPK ka kundërshti serioze, të cilat dëshmnojnë se procesi është shumë më serioz se sa mund të mendohej dhe se askush nuk do mund t’ia hedh lehtazi. Fjalën e fundit për 3 gjyqtarët dhe prokurin do e thotë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, fjalë e cila do vendos për fatin e vendimeve të KPK dhe të kundërshtive të ONM. Gjithësesi ajo që konstatohet është fakti se ONM nuk është një ‘kockë e lehtë’ për t’u kapërdirë nga trupat gjykuese të KPK në procesin e vettingut.

Gjyqtarët dhe prokurori që janë janë kontestuar nga ONM
1. Gentian Medja
2. Gentian Osmani
3. Artur Malaj
4. Xhezair Zaganjori

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU