Përplasjet në dyert e gjykatës, Basha: Fytyra e vërtetë e shtetit kriminal të Ramës

Pas tensioneve në dyert e Gjykatës së Tiranës ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Basha shkruan se populli trajtohet si të jenë kriminelë ndërkohë kriminelët dhe bandat mbrohen.

Ai shkruan se incidentet në gjykatë tregojnë se drejtësia është në duart e krimit.

“Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës. Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend. Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës: kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel”, deklaroi Basha./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU