Mbrëmjen e sotme arbitri i njohur i Kategorisë Superiore, Laver Alla ka rënë në pranga e policisë.
Alla ra në pranga pasi shkaktoi një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi në Lushnjë.
Alla ka përplasur me makinë një motoçikletë duke i shkaktuar vdekjen një 66-vjeçari.
Në njoftimin e lëshuar nga Policia e Qarkut Fier thuhet: “Ditën e djeshme, Laver Alla, 31 vjeç, banues në lagjen “Gafurr Muço” në Lushnjë, duke drejtuar mjetin tip “Citroen X Sara” me targë AA 387 NV, ka aksidentuar mjetin motoçikletë tip “Dayang” me targë AP 036 që drejtohej nga shtetasi E.M. 66-vjeçari banues në fshatin Dushk, Lushnjë, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjës.
c.a