Përplaset për vdekje kalimtari në qendër të Kavajës, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Kavajë.

Burime nga ky qytet bëjnë të ditur se një shtetas ka mbetur i vdekur si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në qendër, pranë Prokurorisë. Informacionet e para thonë se autori është larguar nga vendi i aksidentit.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin e drejtuesit të mjetit.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU