Përplasen tre makina në Elbasan, të paktën dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Mësohet se në Unazë e qytetit te Kryqëzimi i Kinezve, janë përplasur tre mjete.

Për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerë, të cilët u transportuan në spitalin e Elbasanit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Po ashtu pritet marrja në pyetje e drejtuesve të mjeteve, për të hedhur më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU