Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës përballë tregut agroushqimor.
Mësohet se tre automjete janë përfshirë në aksident, por për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon për të normalizuar kaosin e krijuar me trafikun.