Përparon shkenca, shumë pranë zbulimit të ilaçit kundër plakjes

Ngadalësimi i plakjes mund të jetë një hap më afër realizimit, pasi shkencëtarët nga Britania kanë zbuluar se çfarë e shkakton atë.

Për herë të parë shkencëtarët nga Universiteti i Njukestëll-it kanë gjetur një mundësi për të përtërirë qelizat e vjetra me qeliza të reja.

Ata thonë se mitokondria, bateria e qelizave, është shkaku i plakjes, shkruan Gazeta Express.

Kur mitokondria u eliminua nga qelizat e plakura, ato u bënë shumë të ngjashme me ato të rejat. Ky zbulim i sjellë shkencëtarët një hap më afër zhvillimit të terapive që ngadalësojnë plakjen, duke i synuar qelizat e plakjes. /Gazeta Express

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU