Përmet/ Rama: Cili shqiptar do të pranojë që Shqipëria e 2019 të kërcënohet nga Shqipëria e ’97?

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Përmet , në kuadër të dialogut me qytetarët për projektin kombëtar ‘Bashkia që duam’.’Ndër të tjera Rama ka thënë që me ardhjen në pushtet të tij, Përmeti tashmë ka 24 orë ujë. Ndërkohë ai ka theksuar se ka për qëllim të zhvillojë turizmin e këtij qyteti.Kryeministri nuk ka nguruar të prekë dhe protestën e opozitës, duke u shprehur se bënë një figurë të keqe në botë. Kjo situatë është shumë për të shumë e rëndë prandaj lutet gjithmonë.

‘Në 5 vite e gjysëm kemi bërë për Përmetin atë që nuk bën ata për 25 vite. Nga ana tjeter unë si kryeministër i këtij vendi ju them që keni ujë 24 orë, edhe pse nuk është temë që duhet hapur. Nga ana tjetër patëm fatin që të ishim tek ish-kopshti mos gaboj ku një djalë po hapte një hotel, ashtu edhe si shumë të tjerë kanë krijuar strukturat e mikëpritjes që vlejnë si instrument fitimi për shtëpinë e varfër. Këto bëjnë që Përmëti të krijojë emer për turizmin, bujtinat, agroturizmin. Këto përbëjnë një pikë të suksesshme për imazhin e vendit në anën tjetër të botës.

Lutem çdo natë përpara se të mbyll sytë dhe çdo mëngjes përpara se të hap sytë që kjo që na ka ndodhur të moos t’i kushtojë punëtorëve, tregtarëve. Sipas të dhënave nuk ka të njëjtën numër konsumi, ka rënë se nga ajo e shtuna që bën atë figurë për botën. Cili shqiptar do të pranojë sot që Shqipëria e 2019 do të kërcënohet nga Shqipëria e 1997. Këto nuk janë arsye, kush i ha këto që po e bëjnë për integrimin e Shqipërisë, për Shqipërinë në Europë.Edhe nëse nuk kemi qeveri nuk i duam detyrat që na ngarkove, kush, si, dhe si mund të hahen gjëra të tilla. Dëshpërimi i ka errësuar sytë kolegëve në drejtësi, flas për demokratët, jo ata që i ranë me kokë murit të Kryeministrisë, flas për demokratët, për ata të zgjedhurit. E mbajnë mend ata që sot po ndërtohet ajo prokuroria speciale, që ata nuk e donin reformën në drejtësi. Që edhe për faktin që vetingu po i kput telat që i kanë marrë shpirtin për 25 vjet.Këta na akuzojnë ne, thua sikur ne erdhëm nga hëna dhe na akuzojë ne sikur sollëm korrupsionin. Na akuzojnë ne për shëndetësinë, si një qendër shëndetsore që ishim dje në Lunxhëri, kur një grua e tha mirë, shkojmë për tu shëruar, sëmuremi më shumë’, tha Rama.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU