Përmbytjet rregullohen nëse politikanët futen në burg

Intervistë e Javanews me inxhinierin e vjetër Dr. Kristo Goga, që rreshton disa nga problematikat, të cilat shkaktojnë përmbytjet. Sipas tij, ende nuk mund të quhet se ndryshimet klimatike kanë rol në këtë gjendje të përhershme të krijuar. Ish-anëtari i Komitetit Kombëtar të DIGAVE është i prerë dhe për rolin e politikanëve, duke thënë se ata janë fajtorët kryesorë, që nuk penalizojnë paligjshmërinë…

Intervistoi Ben Andoni

Mosbёrja e gjёrave nё kohёn e tyre ka sjellë qё problematikat e përmbytjeve tё bёhen mal dhe na kanё zёnё poshtë, thotë Dr.Kristo Goga. Ai evokon kohën e “Diktaturës” duke thënë se: gjërat edhe sot janë të precizuara nëse duhet, por pёr kёto gjёra ka mbizotёruar mospёrfillja dhe aq mё tepёr mentaliteti se i ka ndёrtuar “Diktatura”. Por ndёrtimet hidroteknike të ndёrtuara me djersёn e popullit dhe mendjen e specialistёve tanё tё zgjuar, janё njё monument gjigand. Mohimi i kёsaj pune ёshtë keqdashёs dhe ata qё udhёheqin, pra politikanёt, duhen çuar në burg!

Në një intervistë më parë, ai shpjegonte sesi dy nga urat moderne të Shqipërisë, ndërtuar vitet e fundit, duhen shembur, e në vend të tyre duhen ngritur dy të reja me të tjera parametra dhe se ato janë vetë sot shkaqe përmbytjesh. Dr. Kristo Goga, inxhinier i vjetër e me përvojë të madhe, ish-anëtar i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM) në periudhën 1985-2011, ish k/inxhinier në ISPVU e pedagog i jashtëm në Departamentin e Hidraulikës dhe Hidroteknikës të FIN, thotë se: Ky shtet nuk e bёn dot përmirësimin se ёshtё edhe vet ortak nё kёtё katrahurё. Nuk mund tё bёhet drejtёsi me ata qё ligjёrojnё padrejtёsinё. Pas vitit 1990 u bё thirrje pёr lёvizjen e lirё, sikur ata qё linin vendbanimet e tyre të shkonin gjoja nё vende tё lira ,pa zot. Ka kaq kohё qё politikanёt kanё shpikur lloj-lloj justifikimesh dhe e ligjёrojnё tё paligjshmen. Njё nga kёto organizma pёr tё vёnё nё zbatim politikёn e ligjёrimit tё paligjshmes ёshtё edhe ALUIZMI. Brenda zonave tё pёrmbytjeve qё janё me leje tё paligjshme si edhe pa leje, e njёjta gjё ёshtё, duhet tё pastrohen. Kjo do tё thotё që jo vetёm tё prishen por edhe të largohen ndërtimet bashkë me mbeturinat e tyre. Kush do ta bёjё? Pyetje pa përgjigje.

A nevojitet tashmё njё trajtim i ri kombёtar, sa i pёrket situatёs sё rёnduar tё sistemit tё pritave, pendave etj.,?

“Tek ne ёshtё e nevojshme edhe kjo qё pyesni Ju, por mё e rёndёsishmja ёshtё qё ato qё kemi trashёguar i mbajmё nё gatishmёri. Kjo nuk bёhet më nё rregull.

Ne kemi 25 vjet qё nuk bёjmё njё punё pёr sё mbari por luftohet tek fitimi e jo qё kjo tё jetё e shoqёruar edhe me punёn e mirё. Ne, duam apo nuk duam, jemi tё detyruar tё mirёmbajmё veprat e kullimit e mbrojtjes nga ujrat. Por kjo bёhet hap pas hapi sipas njё grafiku, ku mё parё vihet dorё nё ato qё kanё nevojё pёr ndёrhyrje e riparime. Pas kёsaj janё tё tjera qё u vjen radha. D.m.th. gjithmonё duhet tё jemi nё punё pёr mbajtjen nё gatishmёri, hap pas hapi. Mosbёrja e gjёrave nё kohёn e tyre ka sjell qё problematikat tё bёhen mal dhe na kanё zёnё poshtë. Nё politikёn pёr kёto gjёra ka mbizotёruar mospёrfillja e kёtyre problemeve dhe aq mё tepёr mentaliteti se i ka ndёrtuar “Diktatura”. Por ndёrtimet hidroteknike të ndёrtuara me djersёn e popullit dhe mendjen e specialistёve tanё tё zgjuar, janё njё monument gjigand. Mohimi i kёsaj pune ёshtë keqdashёs dhe ata qё udhёheqin, pra politikanёt, duhen çuar në burg.

Do tё ishim dritshkurtёr po tё ngarkonim me faj ata qё qeverisin tani. Nga 1990 e kёtej ka njё trashёgimi shumё tё keqe dhe nuk janë vetëm kёta tё tanishmit qё e kanё fajin, por edhe paraardhёsit, qё i kanё ndenjur nё qafё kёtij populli dhe s’kanё bёrё gjë por vetvm sa i kanё pirё gjakun”.

Janё ndryshimet klimatike apo dora e njeriut problem pёr kёtё situatё pёrmbytje qё po pёrjetojmё?

“Kemi mendimin se nuk janё ndryshimet klimatike, por dora e njeriut, d.m.th. masat e dobta ose të munguara fare tё politikёs ekonomike, qё kanё ndjekur politikanёt tanё “shumё tё zgjuar ”në kёto 25 vjetёt e fundit. Ne kemi eksperiencёn tonё shumё tё vyer pёr mirёmbajtjen e veprave tё kullimit tё ujitjes , tё periudhёs së tё ashtuquajturёs “Diktaturё”.

Po tё shikoni rregulloret e vjetra (tё para vitit 1990) të administrimit do tё vini re se sa konçize janё ato: jo vetёm pёr ecurinё e punёve por edhe pёrgjegjёsit deri edhe në masa penale. Edhe pёr njё lopё qё mund tё kapej tё kulloste nё skarpatёn e argjinaturёs, kishte gjoba aqё tё rёnda sa nuk do ta çoje as nёpёr ёndёrr tё çoje lopёn pёr kullotё nё argjinaturё.Argjinaturat kishin roje çdo 4 deri 5 km,tё armatosura ,jo pёr tё trembur popullin por pёr sinjalizim tё rrezikut. Dhe, atёherë nuk kishte celularё”.

A ka fuqi dhe mund tё arrihet mirёkuptim kombёtar sa i pёrket sistemimit tё shtёpive qё janё ndёrtuar pa kriteret e duhura nё vend dhe qё pёrmbyten sistematikisht?

“Ky shtet nuk e bёn dot se ёshtё edhe vet ortak nё kёtё katrahurё. Nuk mund tё bёhet drejtёsi me ata qё ligjёrojnё padrejtёsinё. Pas vitit 1990 u bё thirrje pёr lёvizjen e lirё, sikur ata qё linin vendbanimet e tyre të shkonin gjoja nё vende tё lira ,pa zot. Ka kaq kohё qё politikanёt kanё shpikur lloj-lloj justifikimesh dhe e ligjёrojnё tё paligjshmen. Njё nga kёto organizma pёr tё vёnё nё zbatim politikёn e ligjёrimit tё paligjshmes ёshtё edhe ALUIZMI. Brenda zonave tё pёrmbytjeve qё janё me leje tё paligjshme si edhe pa leje, e njёjta gjё ёshtё,duhet tё pastrohen. Kjo do tё thotё që jo vetёm tё prishen por edhe të largohen ndërtimet bashkë me mbeturinat e tyre. Kush do ta bёjё? Objektet e pёrmbytura nё kёto zona, shteti i ka kompesuar, nё vend qv para se tё ndodh pёrmbytja duhet t’u kishte dhёnё ultimatum që tё largoheshin nga zona tё rrezikshme…”.

Dhe shteti…

“Shteti, p.sh.,fal kamatvonesat pёr pagimin e energjisё elektrike d.m.th. fal veprimet e paligjshme.Po tё tjerёt qё janё shumё tё rregullt pse nuk mendon ai?! Shteti duhet tё ndihmojё nё fatkqёsitё natyrore por shteti nuk duhet tё harxhojë para pёr tё paligjshmen. Edhe pёr sa thoni ju,mendoj qё shteti duhet tё detyrojё ata qё kanё zёnё hapsirat nё zonat e pёrmbytura tё pastrohen edhe rrёnojat e tyre, nё mёnyrё qё rrjedhja e ujit tё jetё e lirё.

Çfarё mund tё thuash kur pёrmbytjen e Shkodrёs mё 2010-2011 e ka shkaktuar ura e re e Bunёs, qё ёshtё me leje shtetёrore?Ne kemi shkruar dhe kemi kërkuar që ajo tё prishet. Mos harrojmё se qeveria e Sali Berishёs prishi ndёrtimin e mbikalimit tek Zogu i Zi .Pёr atё qeveri nuk pati asnjё dёnime dhe pse Gjykata Kushtetuese e quajti tё paligjshme prishjen. Ura e re e Mifolit nё autostradёn Fier-Vlorё ёshtё e gabuar dhe ёshtё ky objekt qё shkakton përmbytje nё atё zonё.

Pёr mua plani i mirёkuptimit kombёtar pёr kёto raste ёshtё detyrimi i zbatimit tё ligjit natyror qё tё mos i zёrё, apo ti bllokosh rrjedhjen ujit. Nuk ka pse tё paguajmё ne pёr shkeljet e ligjit qё bёjnё tё tjerёt. LIGJI ËSHTË NJË PËR TË GJITHË”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU