Përjashtimi nga taksa e karburantit rriti eksportet e peshkimit

Përjashtimi nga taksa e karburantit, prej vitit 2015, ka sjellë lehtësi dhe ka ulur kostot për sektorin e peshkimit në vendin tonë.

Aktorë të këtij sektori shprehen se, nafta pa taksa që merr flota e peshkimit ka ndihmuar në rritjen e sasisë së peshkut të kapur dhe eksporteve.

Vendimi i qeverisë për furnizimin e sektorit të  peshkimit me naftën pa akcizë i ka dhënë një ndihmesë të madhe peshkatarëve. Nafta merret që në fillim pa taksën e akcizës, qarkullimit dhe karbonit, ndërsa TVSH rimbursohet në bazë të faturave të peshkut.

Referuar shifrave zyrtare, sot Shqipëria eksporton peshk në vendet e BE-së po regjistron eksporte me dy shifra. Në vitin 2017 eksportet e peshkut u rritën me 35% dhe në vitin 2018 u rritën me 25%, ndërsa investimet në industrinë e peshkut llogaritet në 39 milionë euro ku janë të punësuar mbi 3 mijë njerëz.

Investimet që po ndërmerren në portet e peshkimit pritet  të rrisin kapacitetet ankoruese dhe të japin një dinamikë të re zhvillimit të këtij sektori. (ATSH)

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU