Perimet e shëndetshme që nuk duhet t’i mungojnë tryezës suaj

Vera është një nga muajt më të bukur edhe kur vjen fjala te gatimi. Shumëllojshmëria e perimeve të stinës, e bën më të lehtë zgjedhjen e menysë së përditshme. Përveç shijes, edhe ekonomikisht, pjatat me perime janë më lehtësuese në këtë stinë.

Ja kush janë disa prej tyre që nuk duhet t’i mungojnë tryezës gjatë muajit qershor! I pari është kungulli. Recetat me të janë nga më të shumtat. Nëse ju qëllon të frekuentoni tregun e zarzavateve, e gjeni me 50 lekë kg. Karotat janë një tjetër shoqërues i pjatave të verës që, ndër të tjera, shkojnë shumë me kungullin. Edhe ato kanë çmim mjaft ekonomik. Variete të ndryshme të barbunjave janë gjithashtu në kohën e tyre më të mirë.

Mund të zgjidhni të verdha të holla apo të trasha. Sidoqofshin, më shumë se tani nuk kanë për t’iu shijuar në tjetër kohë. Specat e ndryshëm, qepët e domatet, sapo kanë filluar të ‘shpërthejnë’, merruni më të mirën! Pastaj, nëse doni ta ngjyrosni edhe më tryezën, duhet të dini se edhe shpargujt sapo kanë lulëzuar. Bashkë me ta edhe rrepat./Living/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU