Përgjimi, Biba: Biseda është e montuar, aty flitet për mua, jo për Biankun

Ish-këshilltari i Lulzim Bashës, Neritan Sejamini ka botuar në portalin e tij një bisedë audio të përgjuar mes ish kryetarit të KQZ, Denar Biba dhe gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, Ledio Bianku.

Sipas këtij publikimi, pretendohet se Biba ka kërkuar favore nga Strasburgu. Lidhur me këtë ka reaguar në një prononcim për “TemA”, nënkryetari i KQZ Denar Biba.

 Ai thotë se materiali i publikuar është tendecioz dhe i publikuar fragmentalisht duke e shkëputur nga konteksi.

“S’ka nevoje te beni dedektivin me mua. Une e kam takuar mikun tim Ledi Bianku, nder te tjera edhe ne viziten zyrtare prane GJEDNJ, ku isha pjese e delegacionit te kryesuar nga ish zv kryeministri i kohes. Metafora e trenit ishte ne pergjigje te pyetjes qe Bianku me beri mua se “perse pranova detyren e kryetarit te KPP”, duke qene se ishte ne dijeni te aspirates sime per Gjykaten Kushtetuese. Ja kaq e thjeshte eshte. Mjaft te degjoni biseden e plote, dhe do ta kuptoni qe “sakrifica” e perfolur ishte e imja dhe s’kishte asnje lidhje me z.Bianku. Isha une qe pranova nje detyre qe nuk e doja. Kerkoni biseden e plote! E keni per detyre”, shprehet Biba.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU