Përgjime dhe spiunazh, FIFA merr nën kontroll Federatën e Uruguajit

Qeveria e futbollit botëror vendosi të aplikojë këtë mesjavë një nismë të paprecedentë, duke marrë nën kontroll Federatën e Futbollit të Uruguajit.

FIFA ka vendosur kontrollin e përkohshëm mbi drejtimin e Federatës së Futbollit të Uruguajit, pas problemeve që ka pasur kjo e fundit në shumë aspekte.

Në një komunikatë që ka nxjerrë, organi më i lartë i futbollit botëror sqaron se do të vendosë një Komitet normalizues në Uruguaj, që do të qëndrojë atje deri në shkurt të vitit 2019.

Problemet në këtë Federatë kanë filluar që më 30 korrik të këtij viti, nga ku dha dorëheqjen edhe presidenti Vilmar Valdez, që ishte edhe pretendenti kryesor për të fituar zgjedhjet që do të zhvilloheshin, por një audiopërgjim ka kompromentuar kandidaturën e tij.

Mandati i përkohshëm, që zhvlerëson të gjithë titullarët e institucionit, ka për detyrë të respektojë statutin e FIFA-s, të Konfederatës së Amerikës Latine dhe të organizojë zgjedhjet e reja.

/TCH/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU