Përfshihet nga zjarri banesa në Durrës, plagoset 80-vjeçari

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hënë. Ngjarja ka ndodhur në katin e katër të një pallati lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit.

Si pasojë e zjarrit ka mbetur i lënduar lehtë, i zoti i shtëpisë, një i moshuar 80 vjeç.

“Më datë 11.02.2019, rreth orës 08:45, në lagjen Nr 1 Durrës , ka renë zjarr në katin e katërt të një pallati, në banesën e shtetases F.C., 80 vjeçe, e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU