Një banesë private në Tiranë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Zjarri ka rënë në një shtëpi në zonën e “Don Boskos”.
Zjarri ka përfshirë pjesën e sipërme të banesës. Forcat e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Në momentin që ka rënë zjarr nuk ka pasur persona në banesë. Zjarri ka rënë në banesën 1-katëshe të Petrit Perës.
a.ç