Ndeshja e Shqiperise ndaj Armenisë do të jetë vendimtare për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016. Ekipit kuqezi i duhet vetëm fitorja, pasi çdo rezultat tjetër nuk e kualifikon direkt në Francë.
Shqipëria dhe Armenia janë përballur më parë katër herë të tjera mes tyre. Dy ndeshjet e para ishin në kuadër të kualifikuesve të botërorit “Francë 1998”. Ndeshja e luajtur në Tiranë përfundoi 1-1, ndersa ajo e kthimit 3-0 për Armeninë.
Përveç ndeshjes së parë për eliminatoret e “Euro 2016”, të cilën kuqezinjtë e fituan me rezultatin 2-1, dy ekipet kanë zhvilluar dhe një miqësore në vitin 2013, takim që u fitua nga Shqipëria 2-0.
Ndërkohë, sportdashësit shqiptarë dhe lexuesit në internet do të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen edhe përmes JavaNews.al, në LiveStream.