Për herë të parë në histori! Rio 2016: Pingpongisti nigerian Quadri Aruna kalon në cerekfinale

Pingpongisti nigerian Quadri Aruna eshte bere te marten ne Rio 2016 i pari afrikan ne histori qe kalon ne cerekfinalet e Lojerave Olimpike.

Ne 1/8 e finaleve, Aruna, i 40-ti ne klasifikimin boteror, ka mundur gjermanin Timo Boll, ish-N.1 boteror dhe gjithnje ne top 20, tashme ne vendin e 13, me rezultatin 4 – 2 (12-10, 12-10, 11-5, 3-11, 5-11, 11-9).

Vec Boll, te gjithe favortet kaluan per ne cerekfinale, perfshire dy kinezet Ma Long e Zhang Jike, respektivisht kampion i botes dhe kampion olimpik ne fuqi, gjermanin Dimitrij Ovtcharov (N.5 boteror), bjellorusin Vladimir Samsonov (N.9) dhe japonezin Jun Mizutani (N.6).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU