• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për të kuptuar e kujt është droga!

by Mero Baze
01/03/2018 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për të kuptuar nëse qendron dikush i rëndësishëm në Shqipëri pas kokainës kolumbiane, duhet parë kush është i mërzitur për kapjen e saj.

I dyshuari kryesor, kryeministri i Shqipërisë, që sipas akuzave mund të ishte “garanti”, ngjan shumë i gëzuar. Ka 24 orë që poston çdo dy orë nga një deklaratë rreth suksesit të policisë së tij. Biles nuk pranon asnjë meritë nga asnjë agjenci zbulimi ndërkombëtare, edhe nëse ka pasur.

Fakti që deri tani nuk ka dalë dikush nga jashtë t’i thotë të ndihmuam dhe ne, i japin të drejtën të vazhdojë të mburret. Por i gëzuar duket që është prej nga larg.

Të gëzuar duken dhe partnerët perëndimorë të tij. SHBA, BE dhe Italia e uruan zyrtarisht për këtë sukses, edhe ata shumë të gëzuar.

I dyshuari i dytë, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është në qiell të shtatë. Qyshkurse ka hyrë në atë zyrë, ai ngjan si magazinier hashashi dhe kokaine, se ka mbledhur tonelata të tëra droge, nga brenda dhe jashtë vendit. Jo që nuk ngjan i mërzitur, por duket se i është stampuar buzëqeshja në fytyrë nga aksioni.

Drejtori i Përgjitshëm i Policisë, si i dyshuari i tretë, po ashtu mezi ka pritur ta bëjë publik aksionin. E ka ruajtur drogën dhjetë ditë në shesh të tragetit t’i vinte i zoti, derisa më në fund e ka çuar në magazinën e pronarit dhe ka mbyllur aksionin. Ngjan i gëzuar dhe i emocionuar që  e nisi me këmbë të mbarë punën si kryepolic.

Prokuroria po ashtu nuk më duket e mërzitur. Edhe pse është nga Tropoja dhe i duhet të vërë në hekura disa tropojanë për drogën, Hajdarmataj e mbante veten para kamerave dhe nuk dukej i mërzitur.

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave po ashtu ngjan e lumtur. Merita kryesore në kapjen e drogës i takon sektorit të skanimit në dogana dhe ata e kanë bërë punën në rregull.

Pra, gjithë piramida e shtetit, që nga kryeministri e deri tek doganieri e polici, duken të gëzuar. Për kaq shumë para dhe kaq shumë kokainë nuk kam parë asnjë mërzi nga qeveria.

Të mërzitur ngjajnë tre persona. Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Ilir Meta me thënë të drejtën nuk duket i mërzitur për drogën, por për suksesin e policisë, dhe ka caktuar një polici tjetër të huaj për të falenderuar. Deri këtu i pranohet mërzitja për arsye politike.

Lulzim Basha është i xhindosur. Gjysma e së keqes mund të jetë xhindosje nga suksesi i policisë dhe gjysma tjetër pse trafikantët janë nga Tropoja dhe lidhje e fortë e njerëzve të tij në PD. Por do t’ia kurseja këtë të fundit. Jam gati t’ia quaj mërzitjen vetëm për pjesën e parë të saj, për atë që po i prishet skenari i akuzave të lidhjes së qeverisë me drogën.

Sali Berisha ngjan i sfazuar. Ai nuk është i shqetësuar vetëm pse është kapur droga, por pse disa tropojanë, që i ka dhe krushq,  kanë vendosur ta sjellin drogën nga Kolumbia në Shqipëri. Sipas tij, faji i Shqipërisë është pse dikujt i shkon në mendje të sjellë drogë këtu. Në fakt, siç po e mësojmë, droga  këtu ka qenë tranzit dhe do ikte në Gjermani. Po të jetë kështu, Merkeli duhet të bëhet vrer nga mërzia, pse duan të fusin drogë në Gjermani.

Problemi i një qeverie nuk është të ndalë planet e trafikantëve, por t’i prishë ato, duke i kapur. Dhe këtë radhë, qeveria këtë gjë e ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mund të mos e lavdërojmë, pasi e ka për detyrë ta bëjë këtë gjë. Mund dhe të bëjmë sikur nuk e kemi mendjen. Por një qeveri kaq e lumtur që ka kapur aq shumë drogë, dhe një piramidë shtetërore  e tëra në ekstazë, pse e kapi drogën, nuk mund të akuzohet njëkohësisht se është e gëzuar se ka kapur drogën e saj. Ashtu sikundër të dëshpëruarëve nga kapja e drogës, nuk mund t’u themi që jeni mërzitur nga kapja e drogës tuaj. Por nga  dështimi i akuzave tuaja, patjetër!

Next Post
Ja çfarë ndodh me trurin në minutat e fundit të jetës

Ja çfarë ndodh me trurin në minutat e fundit të jetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In