Për Ronaldon dhe Bale, Zidane Zidane iku nga Reali!

Zinedine Zidane, i cili në mënyrë të befasishme u largua nga posti i trajnerit të Real Madridit, vetëm pesë ditë pasi e kishte fituar Ligën e Kampionëve në vitin e kaluar. Zidane nuk u pajtua me presidentin e klubit, Florentino Perez, për të ardhmen e Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldos, transmeton Gazeta Express.

“Zidane e bëri shumë të qartë kur vendosi largimin nga klubi”, ka thënë ish-presidenti i klubit, Ramon Calderon. “Ai dëshironte ta mbante Ronaldon në skuadër dhe ta shiste Bale, dhe presidenti në fund e bëri gjen e kundërt.

Zidane po ashtu dëshironte disa transferime tjera, dhe të shiste lojtarë të tjerë përveç Bale, mirëpo dëshirat e tij nuk u pranuan, kështu që ai vendosi të largohet.

Dhe ai kishte të drejtë”. Ronaldo u largua nga Reali gjatë verës për 112 milionë euro për të kaluar në Juventus, kurse Zinedine Zidane ende është i pa punë, pas fitimi të tri Ligave të Kampionëve radhazi. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU