Kryetari Serbisë Tomislav Nikoliç ka thënë se Prishtina nuk ka treguar vullnetin e sinqertë dhe kjo, sipas tij, mund të bëhet së shpejti problem serioz, transmeton Koha.net.
Ai, siç njofton Tanjug, ka pritur deputetë të Çekisë dhe atyre ua ka ritreguar versionin e vet për Kosovën.
Duke e ashpërsuar retorikën tashmë të njohur kundër Kosovës, Nikoliç ka thënë se Beogradi me Prishtinën i ka përmbushur të gjitha detyrimet që i ka marrë përsipër gjatë bisedimeve, por Prishtina, deri më tash, sipas tij, nuk ka treguar vullnetin e sinqertë dhe kjo mund të bëhet së shpejti problem serioz. (b.an)