“Për lirinë, lufta ja vlen me çdo çmim!” Basha kujton kryengritjen e Postribës

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka përkujtuar këtë të dielë kryengritjen e Postribës, e njohur si lëvizja e parë anti- komuniste në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social, Basha shkruan se burrat e Shkodrës me në krye Prek Calin u ngritën për lirinë, një dëshmi se për të drejtat lufta ja vlen me çdo çmim.

POSTIMI:

Si sot 72 vjet nisi kryengritja e Postribës me Prek Calin dhe burrat kreshnikë të Shkodrës.

Lëvizja e parë për liri në Europën komuniste u shtyp me gjak, por ajo i la kombit dëshminë e pavdekshme se për liri dhe të drejta ja vlen lufta me çdo çmim. Lavdi heronjve të Postribës!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU