“Për Hagën nuk është kriminel ai që do t’ i nxirrte sytë me lugë të ndryshkur kroatëve”

 

Lirimi dhe shpallja jo fajtor nga Gjykata e Hagës e Vijisllav Sheshelj ka sjellë reagimin e mbarë opinionit politik. Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu e ka cilësuar këtë vendim si mjaft të turpshëm.

Sipas saj gjykata shpalli jo-kriminale ideatorin e spastrimit etnik të shqiptarëve kroatëve dhe boshnjakëve.

Ja postimi i plotë e Bregut në Facebook:

“Kur kam shkuar në Hagë, e kam ditur se asnjë krim nuk mund të dëshmohet”- thoshte Vojisllav Sheshel.

Turp me te madh per Gjykaten e Hages se te lirosh ate qe mburrej si ideator i ngritjes se trupave paramilitare duke ngjallur urrejtje e nxitur krime kunder shqiptareve, kroateve e boshnjakeve nuk ka!

“Te gjithë shqiptarët nga Kosova e Metohija duhet të dëbohen me kompensim, dhe në vend të tyre Kosova dhe Metohija të kolonizohet me serbë”, -ishte teza e spastrimit me cetnike te shqiptareve!

Ai qe per te realizuar projektin e Serbise se Madhe, ” do t’ i nxirrte syte me luge te ndryshkur kroateve”, prej sot me vendim Gjykate s’ eshte kriminel!

Le te liroje edhe Mladic tani Gjykata e Hages se nuk ka me habi!!!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU