Pensionet, si llogaritet nëse nuk plotësoni vitet e punës

Jo të gjithë qytetarët plotësojnë vitet e punës për të marrë pension, por kjo nuk do të thotë se ata do të përfitojnë vetëm pensionin social prej 6700 lekësh. Skema që po aplikohet në vendin tonë parashikon që merret pension social, plus vitet e punës që janë paguar.

Në një rast konkret, nëse një person ka 20 vite punë me pagë minimale, atëherë ai do të marrë 20 % të pagës prej 22 mijë lekësh, që i bie 44 mijë lekë. ‘Shqiptarja.com’ shkruan se duke qenë se ligji parashikon se “Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar”, atëherë nga 4400 lekë zbritet gjysma e shumës (20 vite të plotësuara/35.8 vite të kërkuara).

Pra me 20 vite punë merret pension social prej 6700 lekësh, plus 22 mijë lekë dhe përfitohet rreth 8.900 lekë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU