Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka shpërndarë dhe përdorur aplikacione me video pornografike me të mitur. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Pedofili”. Ai është Enkel Vela, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Nga hetimet ka rezultuar se i ndaluari prej një kohe të gjatë ka shkarkuar, ruajtur, poseduar dhe shpërndarë nëpërmjet përdorimit të aplikacionit dhe rrjetit kompjuterik “eMule” dhe “eDonkey”, materiale si regjistrime filmike video dhe fotografike me përmbajtje pornografike me fëmijë të mitur.
Hetimet për aktivitetin kriminal të kryer nga i ndaluari janë kryer në bashkëpunim me autoritetet policore gjermane nëpërmjet kanalit të bashkëpunimit me Interpolin. Hetimet do vazhdojnë për verifikimin e gjithë aktivitetit të paligjshëm të mundshëm.