Pedagogu sfidon kryetarin e opozitës: Nuk e ke marrë diplomën ende, nxirre nëse e ke!

“Kryetari i PD nuk ka diplomë.”

Kështu u shpreh sociologu i njohur Përparim Kabo këtë të enjte në emisionin Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku.

Kabo i bëri sfidë kryetarit të PD, duke i thënë:

Lul Basha për mendimin tim nuk është as politikan, as i ri.

Është njeri i mbaruar.  As mos mbani shpresë.

Ai nuk ka asnjë ide nga ekonomia.  E keni dëgjuar  ndonjëherë të flasë për zhvillimin ekonomik të vendit?

Nuk e ka marrë diplomën akoma. Ka studiuar në Hollandë por hyr në rrjet, po e gjete diplomën e atij unë do vij të kërkoj falje publike”, tha Kabo.

Ndërkohë Kabo bëri një krahasim me mjekun Hamdi Sulce.

Sipas tij, Hamdi Sulce kishte kryer studimet në Harward, por këtë nuk e deklaroi kurrë:

“Kishte mbaruar Harwardin për mjekësi dhe erdhi këtu, dhe emisionin “Nëna dhe fëmija” e filloi që në kohën e Zogut.  Dhe këta mburren… Për cfarë mburren këta?

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU