PDIU kryqëzon Bashën: Për momentin je bashkëkryetar i Qeverisë! Bëhu lider i PD, pastaj akuzo

Ish-deputetja e PDIU-se, Mesila Doda i pergjigjet ashper deklarates se kreut te PD-se, pas akuzave te tij per voten e PDIU ne keshillin bashkiak te Tiranes. Me nje reagim ne faqen e saj ne FB, Mesila Doda e quan Bashen bashkekryetar ne qeverisje dhe i kujton me ironi te behet njehere lider i PD e pastaj te kerkoje te behet lider i opozites.

Reagimi i Mesila Dodes 

Kryetari I PD, ende ne bashkeqeverisjen e luges se 18 qershorit, sot akuzoi PDIU per voten e saj ne Keshillin Bashkiak. Me se pari duhet ti kujtoj bashkekryetarit te qeverise qe duhet te kaloje ne opozite, te behet lider I PD, e me pas te kerkoje te behet lider I opozites.

Me duhet ti kujtoje se sot fale pazareve te tij me bashkekryetarin tjeter te qeverise, nje mandat I PDIU vlen 25.000 vota, duke e bere krejt te pabarabarte dhe diskriminuese garen mes nesh dhe partive te tjera.

Duhet ti kujtoj qe fale pazarit te tij te nates se 18 qershorit dhe abuzimit me ligjin e kodin zgjedhor sot PDIU I jane vjedhur 3 mandate dhe kane shkuar ne kosh 40.000 vota, duhet ti kujtoj se nuk e tha nje fjale e heshti si fija e barit kur PDIU kerkoi hapjen e kutive te Tiranes duke pare vjedhjen flagrante te mandatit te saj në Tiranë, por votoi pro moshapjes se kutive duke u bere e vetmja opozite ne bote qe nuk kerkon e nuk don transparence.

Sot vazhdon ende teatri I rradhes, ashtu si gjate gjithe fushates nuk godet ata qe jane ne qeveri, por ato qe nuk jane ne qeveri dhe ne fund fare si gjithmone… fajin e kane te tjeret…

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU