PD: Tekstet shkollore nuk janë falas, por me qira

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi e konsideron ndarjen e librave si jo falas por si dhënie me qira.

Deputeti i PD-së Boçi shprehet se Partia Demokratike propozoi ligjin në kuvend ndërsa mazhoranca e votoi kundër.

“Tekstet falas që nuk janë sot aq falas, por me qira, Rama po i vesh me aq propagandë. Qartë dhe saktë propozimi ligjor për tekste falas, për të gjithë sistemin parauniversitar, u bë nga Partia Demokratike në seancën e dt 1 Shkurt 2018″, shprehet Boçi.

Po ashtu, Boçi shton se “Propozimi ynë nuk ishte as me kthim, as me fshirje me gomë, as me pagesë në rast dëmtimi, por pastër dhe drejt; dhënie tekstesh pa pagesë për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, siç e kanë vendet me arsim të përparuar në rajon e Europë. Propozimi ynë me urdhër të Ramës, për turpin e tij dhe atyre që votuan kundër, u hodh poshtë me kartona, siç e jep fotoja dhe u shoqërua me përplasje në sallë”.

“I vënë me shpatulla pas murit nga opinioni publik, Rama u detyrua të bëjë një lëshim, për tekste “në përdorim” për klasat 1 deri në 4. Sot bën sikur harron dhe përpiqet të na shfaqet si bamirës dhe vizionar. Foto e momentit të votimit kundër, flet më mirë se mijëra zbukurimet e Ramës për tekstet. Ajo dëshmon se Rama mbetet ai që është:Kryeministri që shkatërron falas, madje me kosto në kurriz të tyre, me krim, pasiguri, me korrupsion, cdo ditë të ardhmen e fëmijëve”, shprehet Boçi.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU