PD: Rritja e takës së banesës pasuron arkën e OSSHE

OSSHE do të marrë direkt nga xhepat e shqiptarëve 4% të taksës së banesës, deklaroi sot deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi.

Në një deklaratë për media sot nga selia e PD-së, deputetja e PD-së Dhurata Çupi e konsideron rritjen e taksës së banesës të pajustifikuar  dhe si shkelje të kompetencave të pushtetit vendor.

“Përveçse një dhunim flagrant i  kompetencave të pushtetit vendor,  vendimi pasuron arkën e OSHEE-së, duke i hequr nga xhepi një dorë parash shumicës dërrmuese të qytetarëve. Formula e qeverisë detyron që për një shtëpi me vlerë tregu 100 milionë lekë, qytetari të paguajë rreth 60 mijë lekë taksë ndërtese në vit. Për biznesin në qytet dhe fshat taksa është edhe më e lartë, ndërkohë që qeveria përjashton nga taksa hotelet me 5 yje”.

Më tej Çupi shton se nga rreth 80 milionë euro që parashikon të mbledhë nga taksa e rritur e ndërtesës, në vit,  qeveria synon që OSHEE të marrë 3.2 milionë euro.

“Shqiptarët nuk meritojnë një qeveri që u rrit taksat, prandaj duhet të bëjmë gjithçka për të larguar një qeveri që po rrënon ekonominë e familjeve të zakonshme shqiptare”, shprehet Çupi.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU