PD rezolutë kundër “korrigjimit të kufijve” Kosovë-Serbi

Partia Demokratike ka shprehur qëndirimin e saj kundër ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Këtë qëndrim selia blu e ka bërë publik që në fillim te idesë së hedhur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve”.

Pas kritikave të ashpra ndaj kësaj ideje, PD po përgatit një rezolutë përmes së cilës mbështet partitë kosovare që janë shprehur për mosndryshimin e kufijve.

Rezoluta e Partise Demokratike “mbeshtet fuqimisht ruajtjen e formes unitare te qeverisjes ne Republiken e Kosoves”, bejne me dije burimet./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU