PD refuzon thirrjen e Berishës për të djegur mandatet

Ka përfunduar mbledhja e përbashkët mes PD dhe LSI në selinë blu, e cila ka vendosur nisjen e protestave. PD dhe LSI kanë rrëzuar propozimin e Sali Berishës për të djegur mandatet. Burime pranë PD thanë për Report Tv se nuk ka pasur dakordësi gjatë mbledhjes për asgjësimin e mandateve.

Ndërkohë, kryetari demokrat, Lulzim Basha u shpreh në një prononcim për mediat pas mbledhjes se javët e para të janarit do të zhvillohet një protestë masive. Basha e cilësoi Kuvendin ilegjitim pas zgjedhjes së Kryeprokurorit. “Parlamenti i dalë nga vota e vjedhur sot delegjitimoi veten, vendimi unannim është nisja e një vale protestash popullore për të ndalur ccmendurinë e narkokryeminsitrit që sot është edhe kryeprokruro i vendit duke rrëzuar shtyllat e demokracisë. Vendimi unanim është nisja që sot e përgatitjes të madhe popullore kombëtare në javët e para të janarit, ndërsa me parlamentin e delegjitimuar do ndërmarrim veprimet politike në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Ai akuzoi Ramën se emëroi një Kryeprokurore pa Vetting për të mbyllur dosjet e krimit dhe korrupsionit. “Faktet për çdo qytetar janë të qarta. pas tre vitesh përpjekje për reformënm, sot është emëruar një kryeprokrur pa vetting, vetëm me votat e një partie, të partisë zyrtarët e të cilës janë p[ërpara dosjeve të krimit dhe korrupsionit. Rama ka ndërmarrë një puç kushtetues, kushtetuta nuk lejoj zgjedhje të prokurorit me 3/5, e bën për të mbyllur dosjet e krimit dhe korrupsionit, për t’i krijuar imunitet familjes së tij”. 

Ndërkohë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk pranoi të flasë për mediat. Nga LSI morën pjesë në mbledhje kryetarja e Monika Kryemadhi, Luan Rama, Endrit Brahimllari, Petrit Vasili, Viktor Tushaj, Floida Kërpaçi, dhe anëtarët e PD, si dhe një numër i madh simpatizantësh, të cilët ishin në protestë para Kuvendit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU