FOTOT/ PD pasi dështoi me logon “Republika e Re’, i rikthehet sigles së vjetër

PD “fshin” Republikën e Re, rikthen logon e Partia Demokratike është rikthyer në identitet. Faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka ndryshuar sërish. Pas akuzave publike nga ish-drejtues të lartë të PD për fshehje të simboleve dhe logos së PD dhe zëvendësimin e tyre me “Republikën e Re”, gjatë fushatës zgjedhore të 25 qershorit 2017, selia blu ka rikthyer logon në faqen e saj.

Prej ditës së sotme, faqja zyrtare e demokratëve në internet nuk është më “demokratët.al” por “PD.al”. Gjithashtu në faqen e re është i pasqyruar edhe statuti dhe organizimi, anëtarët e kryesisë dhe grupi i ri parlamentar. Një vend të veçantë PD i ka dhënë edhe mesazhit që kreu i PD, Lulzim Basha dha disa muaj më parë për unifikimin dhe bashkimin e demokratëve pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

logo e pd

logo pd 2

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU