PD pa asnjë strategji politike, i bie shkurt: Çdo të enjte protestë te Kuvendi!

Pak pas mbylljes së mbledhjes së kolegjit të kryetarëve, ‘zbardhet strategjia që do përdorë opozita për protestat. Opozita do të protestoje çdo të enjte tek Parlamenti. Vendimi u mor në mbledhjen e kryetarëve të PD në rrethe. Seanca e ardhshme pritet të jetë në 28 shkurt, kështu që ne të njejtën ditë është parashikuar edhe protesta tek parlamenti. 3 ditë më parë, protesta e opozitës pamundësi zhvillimin e seancës plenare. Pavarësisht paralajmerimeve të qeverisë për  dhune dhe hyrje me forcë në parlament, nuk u shënuan incidente. Kjo ishte dita kur kreu i opozites Lulzim Basha, dorëzoi zyrtarisht mandatet e deputetëve të opozitës. Nëpërmjet këtij hapi ekstrem, opozita beson se do të detyrojë kryeministrin Rama të tërhiqet nga pushteti i blerë në bashkëpunim me krimin dhe t’i hapë rrugë një qeverie tranzitore, që do të siguroje zgjedhje të lira e tëndershme.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU