PD: Në Lezhë u kapën tre kriminelë, por u liruan pas telefonatës nga…

“Pas ngjarjeve të rënda në Shkodër, Vlorë, Elbasan e kudo në Shqipëri, krimi ka treguar se bën ligjin edhe në Lezhë”.

Kështu është shprehur sot deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili ka denoncuar ngjarjen më të fundit që ka ndodhur në zonën e njohur si Rana e Hedhun në Lezhë.

“PD denoncon një rast skandaloz që tregon se policia e është e tradhëtuar në Ministrinë e Brendshëm. Dy ditë më parë pati një telefonatë për shkëmbim zjarri te Rana e Hedhur. Patrulla policore ka bërë ndalimin e personave me inicialet E.S. nga Lezha, F.F. nga Shkodra dhe I.S. nga Kopliku. Pas kontrollit atyre iu gjetën armë zjarri, një foto prej të cilave Partia Demokratike  e disponon. Pavarësisht se policët e thjeshtë, ata që po i nënshtrohen vettingut, kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, kriminelët janë liruar pas një telefonate nga Ministria që drejton Fatmir Xhafaj, i cili refuzon t’i nënshtrohet vettingut njësoj si policët ”- tha ai.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU