PD: Loli dhe Coli u shfaqën mbi gërmadha, paratë i ka vjedhur qeveria

Partia Demokratike ka reaguar sot pas inspektimit të ministrit Haxhinasto dhe kreut të Bashkisë Tiranë në zonën ku po ndërtohet Unaza e Re. Në një deklaratë për mediat, PD thekson se me këtë qeveri s’ka asnjë shpresë se diçka do të ndryshojë.

“Kjo u pa qartë dhe në këtë fillim viti, i cili nisi me propagandë dhe mashtrime. Asnjë investim i ri nuk ka nisur me këtë qeveri e projektet e nisura kanë ndalur së zbatuari. Për tu dukur sikur punojnë , Mondi dhe Eri, si Loli dh Coli u shfaqën mbi gërmadhat e një projekti i cili duhet të ishte drejt përfundimit” – thotë selia blu.

Sipas saj, punët  ecin me ritmin e breshkës sepse lekët që u mblidhen qytetarëve, vidhen nga qeveritarët.

“1.2 miliardë dollarë është shuma e parave të vjedhura në mbi një vit .  700 milionë dollarë më shumë borxh janë marrë nga kjo qeveri e sot nuk kanë një bilanc, asnjë rrugë të re, asnjë shkollë te, asnjë spital të ri, 0 investime të reja” – shkruan PD në deklaratën e shpërndarë për mediat.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU