PD konfuze me vettingun e politikës: Ende herët për të folur për strukturat

Ish-ministri teknik i PD, Gazmend Bardhi, foli mbrëmjen e së premtes për vettingun e politikanëve, nismë kjo që opozita pritet ta propozojë në formë ligji.

Bardhi tha në Neës24 se procesi do të jetë i njëjtë si ai që po zhvillohet në drejtësi, por nuk sqaroi nëse ligji do të përfshijë edhe familjarët e politikanëve apo pasuritë.

“Është herët për të folur për strukturat” – tha ish-ministri i Drejtësisë sa i përket formës dhe se kush do t’i hetojë politikanët.

Sipas Bardhit, Rama e ka refuzuar propozimin për vetting, ndërsa hodhi akuza për qeverinë si të lidhur më krimin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU