Teksa patnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë i kanë kërkuar Parisë Demokratike të tërhiqet nga djegia e mandateve për të mos bllokuar negociatat me Bashkimin Europian, selia blu ka reaguar përmes deputetit Aldo Bumçi. Në lidhje direkte me Opinion ka shpjeguar se çfarë do të ndodhë në vazhdim me opozitën pas djegies së mandateve.
“Kjo është një rrugë pa kthim nga vendimi ynë, Nuk jemi me fasadë e Edi Ramës. Kjo është diktatura e vetme në Evropë që opozita shërben si fasadë. Ligji i dekriminalizimit ishte mundësia për ta rregulluar sistemin nga brenda. Sot e tutje jemi përfaqsuës të të gjithë qytetarëve që kanë urrejtje ndaj Edi Ramës, por kanë shpresë për një Shqipëri më të mirë. Thirrje për protestën e bëri Lulzim Basha dhe ai shesh ishte gjithçka, Nuk ka negociata me Edi Ramën.”
Bumçi ka folur edhe për deklaratat e ashpra të ndërkombëtarëve
“Folëm me Shqipërinë për drogë nuk na dëgjuan as ndërkombëtarët as nga brenda. Krimi i organizuar është futur në zgjedhje, në Durrës, Kavajë, Shkodër. Kur krimi është në zgjedhje, opozita nuk ka çfarë të bëjë më. Ne nuk khehemi pas sepse ju folëm për drogën dhe prapë u futëm me Edi Ramën në vitin 2017. Dhe ajo marrëveshje për pak sa e çoi PD-në në vetvrasje. Çfarë kërkojnë partneret që ta bëjmë sërish me Ramën.”,- tha Bumçi.
/a.meta