PD ‘harron’ verifikimin e pasurive dhe familjarëve, kërkon vetting vetëm për lidhjet me krimin

Lulzim Basha ka dalë sot dhe ka sqaruar idenë e tij për veting në politikë.

Ai në fakt nuk kërkon veting për pasuritë e politikanëve, por veting për lidhjet me krimin.

Pra, Basha nuk do verifikimin e pasurive që kanë politikanët dhe si i kanë bërë ato.

Por dhe në këtë rast, Basha ka probleme, në rast se vërtet do bëhet veting për lidhjet e politikanëve me krimin, shkruan TemA.

Bëhet fjalë per zgjedhjet e 2009, gjë që vërtetohet dhe nga kabllogramët e Ambasadës amerikane në atë kohë, shkruan TemA.

Ajo që kërkon Basha në fakt, është në Kushtetutë.

Kushtetuta që në 1998, kërkon verifikimin e politikanëve për lidhjet me krimin. Nëse kanë lidhje të tilla, ata duhet të përjashtohen nga politika.

Nga ana tjetër gjatë fjalës së sotme, kreu i PD nuk ka përmendur verifikimin e familjarëve të politikanëve.

Në projektligjin e dorëzuar nga PD në Kuvend, shihet se PD kërkon që nga Vettingu të përjashtohen familjarët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Konkretisht, në Vetting do të kalojnë deputetët, kryetarët e bashkive, drejtuesit e insitucioneve dhe anëtarët e institucioneve kushtetuese që emërohen nga Kuvendi. Bashkë me ta, në Vetting do të kalojnë edhe kryeministri dhe ministrat, por jo familjet e tyre.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU