Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh urimi për Partinë Demokratike me rastin e 27-vjetorit të krijimit të saj. Ai i uron PD-së suksese “në përmbushjen e përgjegjësive tepër të rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit”.
Postimi i plotë:
Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Demokratike, si forca e parë opozitare në vend, kam kënaqësinë t’i uroj kësaj partie, lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive tepër të rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit.
/a.m.