PD, Balliu: Kongresi i socialistëve si çmimet ‘Oscar’ 

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu e cilëson Kongresin e PS-së me ceremoninë e çmimeve “Oscar”. Gjatë protestës së përnatshme te Unaza e Re, ai u shpreh se kongresi dukej si nata e “Oscar”-ve ku shkojnë pasanikët, ndërsa ashtu si drejtuesit e tjerë të PD-së refuzoi ofertën e kryeministrit për zgjedhje të parakohshme.

“Dukej si natë e “Oscar”-ve ku shkojnë pasanikët. Ishin vetëm drejtorët e korruptuar, qytetarët janë në rrugë. Ju keni mbetur të vetmuar. Keni filluar të besoni mashtrimet. Oferta e Ramës? Ne nuk jemi për të diskutuar me ty. Do të vijë një moment që as në lokale nuk do të uleni më për kafe. Do të vijë një moment që nuk do të dilni dot nga shtëpia, pasi do të bllokoheni nga mijëra qytetarë” deklaroi ai.
/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU