Paul McCartney: Kam parë Zotin

Kam parë Zotin dhe nuk është halucinacion. Shprehet i bindur Paul McCartney, edhe pse rrëfen se gjithçka ka ndodhur nën efektin e drogës.

Në një intervistë për revistën Sunday Times Culture ai thotë se, pasi kishte konsumuar një lloj droge ishte ndodhur para një muri shumë të madh, të cilit nuk arrinte ti shikonte majën. “Pashë zotin”, shprehet ai.

Jam i bindur se ekziston diçka shumë më e madhe se ne, thotë këngëtari i grupit legjendar Beatles.

Por nuk ka përfunduar me kaq. 76-vjeçari ka rrëfyer gjithashtu se ka parë imazhin e ish -bashkëshortes të ulur në divan pas vdekjes së saj.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU