Astrit Patozi zbuloi në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se cilat janë pritshmëritë e tij në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, zgjedhje në të cilat Bindja Demokratike u regjistrua në Gjykatën e Tiranës dhe në KQZ.
“Presim që të marrin pjesë të gjitha partitë politike. Për ne, ka më shumë rëndësi cilësia e zgjedhjeve sesa rezultati”, theksoi Patozi.
Astrit Patozi, një nga themeluesit e Partisë Bindja Demokratike, iu përgjigj edhe deklaratës së Lulzim Bashës i cili sot, kur u pyet mbi partinë e re Bindja Demokratike, deklaroi se “nuk do ketë më qeveri false, parlament fals, apo opozitë false”.
“Askush nuk e ka monopolin e opozitës. Pozicioni i çdo qytetari varet nga raporti që ka me qeverinë. Unë nuk kam pasur asnjë sekond të jetës sime që nuk kam qenë përballë Partisë Socialiste. Ata janë të lirë të djegin mandatin, ndërsa unë jam i lirë të bëj diferencën me qeverinë dhe me ata që mendojnë se duke vrarë veten do të rrëzojnë qeverinë”, theksoi Patozi.
“Ky është projekti që shqiptarët duan sot”, nënvizoi Patozi.
/a.rada