Patate Greke të mbushura (receta dhe përgatitja)

Përbërësit
  • 4 patate (mesatare-të mëdha, të lara dhe të thata)
  • 1/2 kupë vaj ulliri
  • 140 gr djathë dhie (i freskët)
  • 1/3 kupë domate (të thata, të copëtuara në vaj ulliri)
  • 1/2 kupë ullinj (të copëtuar)
  • 2 lugë rigon (gjethe)
  • 2 feta proshutë (ose proshutë e pjekur, të prera në copa të vogla sipas dëshirës)
 2

Përgatitja

Ngroheni furrën në 400 °C. shponi secilën patate me pirun. Vendosini ato direkt në grilën e furrës dhe piqini derisa piruni të hyjë e të dalë lirshëm, rreth 50 minuta.
Kur patatet të jenë ftohur mjatueshëm sa për t’u mbajtur në dorë, prijeni çdo patate në gjysmë për së gjati. Hiqeni pjesën e brendshme me lugë duke lënë vetëm pak tul në lëkurë.
Hidhini vaj ulliri si brenda dhe jashtë patates dhe kriposeni në të dy anët.
Në një tas mesatar, përzieni bashkë djathin, domatet e thara, rigonin dhe ullinjtë (edhe proshutën nëse doni). Vendoseni mënjanë. Rriteni temperaturën në 250 gradë.
Vendosini gjysmat e patateve me lëkurë sipër në një tavë pjekje dhe piqini sa të bëhen pak krokante, rreth 12-15 minuta.
Kthejini me pjesën e brendshme sipër dhe mbushini me përzierjen e djathit. Futini sërish në furrë dhe piqini edhe për 5-10 minuta, derisa djathi të jetë i butë dhe i ngrohtë.
Mbajini sytë tek patatet, që të siguroheni që cepat të mos digjen. Shërbejini të ngrohta. Shije

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU