Pasuria e dyshimtë, Mirela Fana u dorëhoq nga Gjykata e Lartë, KPA cakton trupin gjykues

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pritet të shqyrtojë vendimet për dy subjektet Sulejman Tola dhe Mirela Fana sai takon ndërprerjes së vettingut.

Ndaj tyre u ndërpre procesi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit pasi ata dhanë dorëheqjen. Kujtojmë se Mirela Fana ishte anëtare e Gjykatës së lartë kur u dorëhoq.

Ajo njihet si bashkëshortja e Neshat Fanës, ish-drejtues i Shkollës së Magjistraturës dhe avokat për shumë çështje pranë së djathtës.

Mirela Fana u dorëhoq për t’ju shmangur procesit të Vettingut. Në media u publikuan pasuuritë e saj të dyshimta që nuk justifikoheshin me rrogën e gjyqtares.

Njoftimi i Kolegjit të Apelimit:

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, për secilin.

“Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.3/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.4, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Sulejman Tola.

Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues ​i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Rezarta Schuetz

Relator:     Ardian Hajdari

Anëtarë:    Ina Rama

Luan Daci

Sokol Çomo” shkruhet në njoftimin e përcjellë nga KPA.

Ndërkohë sa i përket  Mirela Fana thuhet se:

“Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues ​i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Natasha Mulaj

Relator:    Rezarta Schuetz

Anëtarë:    Albana Shtylla

Ardian Hajdari

Sokol Çomo”, nënvizohet në njoftim./a.m.

Mirela Fana jep dorëheqje nga KED, publikohet pasuria e saj prej multimilionereje

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU