Pastrimi i parave, bllokohen dy gomone në Vlorë

Dy gomone janë sekuestruar nga policia, ndërsa vlera e tyre llogaritet në 42 mijë euro. Gomonia e parë që u sekuestrua është 7.4 metra e gjatë me vlerë 12.000 euro, në pronësi të shtetasit G.M., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërsa e dyta është 10 metra i gjatë, me vlerë tregu 30.000 euro, në pronësi të shtetasit A.V., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas policisë, sekuestrimet janë bërë në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e personave të dyshuar për pastrim parash.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU