“Pasagjeri mbante erë”, avioni bën ulje të detyruar

“Zbriteni atë pasagjer se na qelbi në erë. Po na vjen për të vjellë, nuk po durojmë dot më!”

Është kjo kërkesa e disa pasagjerëve të një fluturimi të kompanisë ‘Transavia’, ku avioni do të nisej nga Amsterdami, Hollandë, drejt ishullit spanjoll të Gran Canaria.

Avioni u detyrua të bëjë ulje të detyruar në Faro të Portugalisë këtë të enjte, për “arsye mjekësore”.

Gjithçka ndodhi për shkak të aromës së padurueshme të një pasagjeri, çka kishte shkaktuar të vjella dhe gjendje të fikëti tek disa nga pasagjerët.

“Binte erë njëlloj si të mos ishte larë për javë të tëra”, thanë pasagjerët, e asfiksuar prej tij, shkruan noa.al.

Kështu avioni u detyrua të bëjë ulje emergjente, nën argumentin e nevojave mjekësore./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU