Pas vendimit të Holandës/ Basha: Ishte ndëshkim për qeverinë e krimit

Kryetari i Partisë Demokratike bën përgjegjëse qeverinë shqiptare për vendimin e parlamentit holandez, për të votuar pro rikthimit të vizave për vendin tonë.

Basha thotë se është vala e madhe e kriminelëve shqiptarë, të cilët bazën e kanë në Shqipëri dhe lidhjet i kanë me politikanët shqiptarë në pushtet, shkaku i vendimit të Holandës.

Në emisionin “Tempora” në RTV Ora, Basha “la një dritare të hapur shprese”, teksa tha se “derisa vendimi të shkojë në Bruksel, me gjasë do të kemi një qeveri që do jetë ajo e cila i hoqi vizat për shqiptarët”.

“Droga e cila filloi me kanabisin dhe kaloi me kokainën, është një problem i rëndë, po të lexosh raportet e mediave holandeze, kanë filluar të paraqesin edhe një problem të madh për pastrimin e parave në këtë vend.

Kjo që ka ndodhur sot është shumë e rëndë.

Pse po ndëshkohet Shqipëria? Po ndëshkohet qeveria shqiptare, sepse këta kriminelë bazën e kanë në Shqipëri, ata kur ikin nga ato vende, vijnë e rikthehen në Shqipëri, bëhen deputetë…

Nëse ti ke Edmond Begon, Avdylajt në përgjime direkte, vjen një moment dhe thonë “Shiko, kjo që po ndodh është sistematike”.

Raporti i DASH thotë një gjë shumë të rëndë që Shqipëria është kthyer në një bazë operacionale. Këtu kemi një shtet që është tërësisht i kapur nga krimi, janë kapur të gjitha institucionet.

Do votohet në Parlamentin Europian, por me gjasë deri atëherë do të kemi një qeveri që do jetë ajo që i hoqi vizat për shqiptarët”, u shpreh kryedemokrati Basha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU