Pas vdekjes nis beteja për pasurinë e Aretha Franklin!

Mbretëresha e Soulit nuk ka lënë asnjë testament, ndaj të katër fëmijët e Aretha Franklin kanë prezantuar një dokument sipas të cilit bëhen palë të interesuara për trashëgiminë. Ndërsa mbesa e saj i ka kërkuar Gjykatës ta caktojë përfaqësuese personale të pasurisë. Mediat amerikane nënvizojnë se sipas ligjit të Miçiganit, nëse një person jo i martuar vdes pa testament, pasuritë e tij ndahen në pjesë të barabarta mes fëmijëve.

Don Willson, avokat i hershëm i Mbretëreshës së Soulit që u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare, javën e kaluar, prej kohësh i kishte sugjeruar të krijonte një fond besimi, por ajo nuk ishte shqetësuar kurrë për këtë.

“Do të kishte përshpejtuar gjërat duke e mbajtur situatën private”, ka shpjeguar avokati. Në fakt, tani ekziston frika se përplasjet për trashëgiminë mund të çojnë në një përballje të gjatë në gjykatë.

“Shpresoj që të mos ketë asnjë kontestim për pasurinë”, ka pohuar Uillson duke nënvizuar se në mungesë të testamentit apo ngritjes së një fondi besimi, përfundon gjithnjë në një betejë.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU