Pas tragjedisë në Xhenova, një tjetër urë u merr jetën 20 personave

Pak javë nga tragjedia në Xhenova të Italisë, ku u shemb ura Morandi, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Indi.

Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me shembje ure, ku për fat të keq kanë mbetur të vdekur 20 persona.

Bëhet fjalë për një urë në Kalkuta të Indisë, e cila ka rënë.

Një minibus dhe disa makina janë dëmtuar nga shembja e urës, të martën.

Sipas raporteve të fundit, ekipet e shpëtimit dhe ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje.

Të paktën 7 persona janë dërguar në spital deri tani. Ura 40-vjeçare e Majerhat lidh jugun e Kalkutës me zonat periferike. /b.d

Pas tragjedisë në Itali, shembet një tjetër urë e cila i merr jetën 20 personave on Vidnews.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU