Pas takimit me Thaçin komisioneri Hahn e përsërit prap: Taksa ndaj Serbisë duhet të hiqet

Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn i ka përsëritur Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi qëndrimin e Bashkimit Evropian për pezullimin e taksës ndaj Serbisë.

Në një postim në “Twitter”, pas takimit me Thaçin, komisioneri i BE thotë se është e rëndësishme që dialogu Serbia-Kosovë të rinisë shumë shpejt

“Takim i mirë me Presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Serbia-Kosovë të rinisë shumë shpejt, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë përsërita qëndrimin e Bashkimit Evropian se taksa që e ka vendosur Kosova duhet të paktën të pezullohet”, ka shkruar Hahn.

Por pavarësisht dekalratave të Brukselit dhe ndërkombëtarëve, kryeministri Haradinaj është shprehur i vendosur që taksa do të hiqet vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU